Telegrafi

Me flokë rozë e bikini të verdha, Kida duket provokuese në fotografitë e reja

Kjo verë ka qenë mjaft e zëshme edhe për këngëtaren e njohur shqiptare, Orhidea Latifi – Kida.

Artistja ka qenë mjaft e angazhuar me mbrëmje e koncerte të ndryshme muzikore, derisa duket se tani në fund të sezonit po i kushton më shumë kujdes vetes.

Ajo ka nisur pushimet dhe siç shihet po kalon një kohë të mrekullueshme jashtë angazhimeve të përditshme.

Kida (Foto: Instagram)

Kida po ashtu mori vëmendje edhe me disa nga fotografitë që ka ndarë në Instagram ku shfaqet e veshur me bikini ngjyrë të verdhë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kida

Ndryshimi në pamje me flokë rozë e ka bërë të shfaqet edhe më tërheqëse, gjersa nuk munguan as komplimentet nga miqtë e fansat.

Kida (Foto: Instagram)

Kida momentalisht po shijon suksesin e këngës së saj të fundit të quajtur “Dale” në bashkëpunim me Butrint Imerin dhe Ledri Vulën.

Projekti i tyre rezultoi të jetë shumë i suksesshëm me mbi 44 milionë klikime. /Telegrafi/