Site icon Telegrafi

Flitet se Princi Harry dhe Meghan Markle mund të vijnë befasishëm këtë të martë në Evropë

Duka dhe Dukesha e Sussex-it mund të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për të marrë pjesë në një festë në nder të Princeshës Diana.

Rreth 100 të ftuar, përfshirë Princin William dhe Elton John, pritet të marrin pjesë në festën, e cila fillimisht ishte planifikuar të organizohej për përurimin e statujës së Princeshës Diana, shkruan DailyMail.

Festa do të zhvillohet në Pallatin Kensington të martën dhe Princi Harry dhe Meghan Markle po e shqyrtojnë mundësinë e pjesëmarrjes, raporton The Sun.

Një burim i tha tabloidit britanik: “Askush nuk e di se cili është vendimi i Harry-t, por ka indikacione se ai mund të vijë me Meghanin dhe dy fëmijët e tyre”.

Kufizimet e udhëtimit janë hequr në të gjitha udhëtimet në Mbretërinë e Bashkuar nga ShBA-ja, që do të thotë se Çifti Sussex nuk do të duhet të karantinohej pas mbërritjes – por ndihmësit e pallatit thuhet se ende nuk janë vënë në dijeni të planeve të tyre.

Statuja e Princeshës Diana u përurua në kopshtet e Pallatit Kensington në fillim të korrikut.

E porositur nga William dhe Harry për nder të nënës së tyre, e cila vdiq kur ata ishin vetëm 15 dhe 12 vjeç respektivisht, ajo duhej të zbulohej para fundit të vitit 2017.

Ian Rank-Broadley, i cili skaliti statujën, tha më parë se puna e tij përshkruan Princeshën Diana në vitet ‘më të sigurta’ të jetës së saj që synon të pasqyrojë ‘ngrohtësinë, elegancën dhe energjinë’ e saj.

Princi Harry fluturoi për në Mbretërinë e Bashkuar për t’u bashkuar me vëllain e tij William në ceremoninë e përurimit dhe në ditën kur ata u panë duke biseduar së bashku ndërsa lanë mënjanë grindjen e tyre për të nderuar nënën e tyre në atë që do të kishte ditëlindjen e saj të 60-të.

Statuja tregon Dianën e veshur me një bluzë të lëmuar, një rrip të gjerë dhe një fund, ndërsa duart e saj janë vendosur butësisht mbi shpatullat e dy prej fëmijëve – një djali dhe një vajze, me vajzën që mban dorën e princeshës.

Punimi i Rank-Broadley u ekspozua në Kopshtin Sunken të pallatit, një nga vendet që Diana e donte më së shumti në Pallat.

Hapësira është ridizajnuar gjatë dy viteve të fundit dhe përmban më shumë se 4,000 lule individuale, duke përfshirë lolet e preferuara të Dianës.

Dhe në gusht, statuja u hap posaçërisht për dashamirësit për të shënuar përvjetorin e parë të vdekjes së saj që kur u zbulua memoriali i shumëpritur.

Princesha vdiq më 31 gusht 1997, dhe këtë vit u shënua përvjetori i 24-të që nga aksidenti fatal me veturë në Paris.

Për shkak të pandemisë, Pallati Kensington dhe kopshtet e tij kanë funksionuar me ditë të reduktuara të hapjes dhe zakonisht janë të arritshme për publikun nga e mërkura deri të dielën. /Telegrafi/

Exit mobile version