Telegrafi

Flitej se Shaqiri u largua shkaku i tij, Yakin thyen heshtjen dhe flet për pensionimin e sulmuesit nga Kombëtarja

Xherdan Shaqiri ka shokuar të gjithë ditën e djeshme (e hënë), kur lajmëroi se është pensionuar nga Kombëtarja e Zvicrës.

Ylli kosovar ka zhvilluar 125 ndeshje zyrtare me Kombëtaren A të Zvicrës, duke shënuar 32 gola dhe duke asistuar në 34 të tjerë.

Shaqiri zhvilloi vetëm dy ndeshje në Euro 2024 duke qëndruar në bankën rezervë, megjithatë në ato dy ndeshje ai tregoi klasin e tij duke shënuar një gol në fazën e grupeve dhe duke pasur impakt të madh në sfidën ndaj Anglisë në çerekfinale.

Lexo po ashtu Zyrtare: Xherdan Shaqiri pensionohet nga kombëtarja e Zvicrës

Në mediat zvicerane është folur për një prishje të marrëdhënieve mes tij dhe trajnerit Murat Yakin i cili u konfirmua në krye të Kombëtares ditën e djeshme.

Kjo ka bërë që Shaqiri të njoftoj pensionimin nga Zvicra dhe menjëherë Yakin doli në konferencë për shtyp për të folur rreth kontratës së tij ku nuk munguan pyetjet për Shaqirin.

Lexo po ashtu "Nuk ka asgjë më brutale se të eliminohesh me penallti" - Shaqiri flet pas humbjes nga Anglia

“Ne e respektojmë vendimin e tij. Na vjen keq që i thamë lamtumirë një lojtari kaq të shkëlqyer, një rekordmen. Një falënderim i madh nga unë për të”, tha Murat Yakin.

Ndërkohë drejtori i Kombëtares zvicerane, Pierluigi Tami ka thënë se do t’i organizojnë një lamtumirë të madhe yllit nga Kosova.

Lexo po ashtu Penalltitë janë vendimtare në fazën e eliminimit direkt, Shaqiri në mesin e katër futbollistëve të pagabueshëm nga 11 metra

“Do të organizojmë patjetër diçka. Shaqiri ishte një nga lojtarët më të mëdhenj zviceranë, një nga më të njohurit. 125 paraqitje, shumë gola, shtatë turne, do të gjejmë një mënyrë që tifozët të kujtojnë Shaqirin dhe t’i thonë faleminderit”, tha Tami. /Telegrafi/