Omar Hanifit nga Edinburgh i Anglisë, nuk i ka pëlqyer aspak që u ndërpre nga Steven McPherson, teksa voziste dhe fliste në telefon.
Për këtë arsye, ai doli nga makina dhe u konfrontua me çiklistin, duke përdorur edhe shumë fjalë të ndyta, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, pasi gjithçka kishte kapur kamera e vendosur në helmetë, shoferi është dënuar me 500 euro gjobë, ndërsa çiklistit iu tërheq vërejtja që e shqetësoi atë derisa ishte në trafik. /Telegrafi/
https://youtu.be/ppJvD-dFfsg