Site icon Telegrafi

Flini pasditeve? Duhet të dini patjetër si ndikon gjumi në shëndetin tuaj

Mbështilleni nën një batanije të ngrohtë pasditeve dhe shihni ëndrra të ëmbla. Duket mirë apo jo?

Mos u ndjeni fajtorë për gjumin e pasditeve, nëse ju shijon vërtet shumë.

Disa njerëz besojnë se duhet fjetur vetëm natën, mirëpo studimet tregojnë se një pushim i shkurtër gjatë ditës i bën mirë shëndetit tuaj.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni arsyet pse gjumi i pasditeve mund t’ju zgjasë jetën.

Për ta bërë këtë studim, hulumtuesit nga Spitali Universitar i Lausanne, Zvicër, rekrutuan rastësisht 3462 të rritur nga mosha 35 deri në 75 vjeç. Në mesin e këtyre njerëzve, 58% nuk fjetën pasdite, 19% fjetën 1 ose 2 orë në javë, 12% 3-5 orë në javë dhe 11% 6-7 orë gjumë në javë.

Studiuesit gjurmuan njerëzit për rreth 5 vite, duke analizuar modelet e tyre të gjumit dhe shëndetin e përgjithshëm. Qëllimi i tyre kryesor ishte të shihnin nëse njerëzit që flinin pasdite kishin një rrezik më të lartë ose më të ulët të sulmeve në zemër sesa njerëzit që nuk flinin fare.

Nga rezultatet doli se njerëzit që flinin një ose dy herë në javë ishin më pak të prirë të përjetonin probleme me zemrën sesa ata që nuk flinin. Gjetjet treguan gjithashtu se në të vërtetë nuk kishte rëndësi sesa kohë flini.

Në përgjithësi, një person i shëndetshëm ka nevojë për rreth 7-8 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak, keni një rrezik më të lartë të aterosklerozës, një ndërtim pllakash në arteriet e trupit që mund të çojnë në probleme serioze të zemrës me kalimin e kohës.

Pra, gjumi pasdite mund t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë. /Telegrafi/

Exit mobile version