Rezultatet e një studimi që kishte përfshirë më shumë se 1,000 gra kanë treguar se gratë shtatzëna të cilat flenë në shpinë në tremestrin e fundit të shtatzënisë kanë 2.3 fish rrezik më të lartë për të lindur beben të vdekur.
Sipas hulumtuesve, numri i lindjeve të bebeve të vdekura mund të reduktohet në 3.7 për qind nëse gratë shtatzëna gjatë tremestrit të fundit flenë në krah, transmeton Telegrafi.
Ekspertët gjithashtu i këshillojnë gratë shtatzëna që gjithmonë, pavarësisht se a flenë për disa orë gjatë ditës apo tërë natën, të shtrihen në krah.
Nëse zgjoheni natën dhe e gjeni veten duke fjetur në shpinë, menjëherë kthehuni në krah.
Mënyra se si pozita e gjumit ndikon në rrezikun e lindjes së një bebeje të vdekur ende nuk duhet saktë, por besohet se presioni i peshës së bebes dhe mitrës mund ta çrregullojë furnizimin me gjak deri te bebja dhe të ndikojë në frymëmarrjen e tij. /Telegrafi/