Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka thënë se vështirë mund të ndodhë që Jerome Boateng të largohet nga klubi bavarez gjatë këtij afati kalimtar.
Është spekuluar se qendërmbrojtësi pritet të largohet nga Allianz Arena, ndërsa disa klube janë të interesuar për shërbimet e tij.
Arsenali është destinacioni më i përfolur i 31-vjeçarit, megjithatë Flick i ka heshtur thashethemet për një largim të mundshëm gjatë këtij muaji.
“Jerome është lojtar i Bayernit. Ai është stërvitur mirë gjatë pushimit dimëror”, ka thënë trajneri për Daily Star.
“Mezi pres të shoh se si do të jenë javët e ardhshme. Nuk jam i shqetësuar nëse ai do të largohet ose jo nga klubi. Tash për tash nuk mund ta mendoj një gjë të tillë”, ka shtuar ai. /Telegrafi/