Telegrafi

Flick konfirmon interesimin e Bayernit për Hudson-Odoi: Është një nga më të mirët në pozitën e tij

Callum Hudson-Odoi mund të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar veror.

Kur kemi mbetur edhe dy ditë deri në fund të afatit, Bayern Munich ka shtuar presionin për ta marrë talentin anglez.

Chelsea është gati ta huazojë atë pasi hapësirat për të duken të vogla, ndërsa Bayern Munich ka rikthyer interesimin për lojtarin.

Se kampioni në fuqi i Evropës dëshiron ta afrojë në Allianz Arena talentin anglez, e ka konfirmuar edhe trajneri Hans-Dieter Flick.

Trajneri gjerman e ka lavdëruar Hudson-Odoin, duke thënë se është njëri nga talentët më të mëdhenj në botë.

“Në thelb nuk e di se çfarë po ndodh, por Hudson-Odoi është njëri nga talentet më të mëdhenj në botë”.

“Është e ligjshme që interesohemi për të, por të shohim çfarë do të ndodh deri në mbylljen e afatit kalimtar”, ka deklaruar Flick.

Bayerni ishte interesuar për lojtarin edhe dy vite më parë, por tentonin të nënshkruanin një marrëveshje afatgjate.

Në fund pasi pësoi një lëndim të rëndë, Hudson-Odoi vazhdoi kontratën me Chelsean deri në verën e vitit 2024 teksa tani londinezët mendojnë huazimin e tij. /Telegrafi/