Site icon Telegrafi

Flet Zubaira Tukhugov, “njeriu në të kuqe” që mori vëmendjen e gjithë botës duke u futur në oktagon për ta goditur Conorin

Në momentin që Khabib Nurmagomedov filloi përleshjen me skuadrën e Conor McGregor jashtë oktagonit, për një moment përleshja u zhvendos edhe brenda kafazit.

Disa pjesëtar nga skuadra e Khabib filluan të përleshen me irlandezin, por ai që mori vëmendjen më të madhe ishte Zubaira Tukhugov.

Pasi në fillim nuk dihej se kush ishte ai, te tifozët ai njihej si ‘njeriu në të kuqe’ që kapërceu o mburojat për ta goditur fuqishëm nga mbrapa Conorin.

https://www.youtube.com/watch?v=xjym3B5xY_Q

Tani Tukhugov ka thyer heshjten dhe ka vendosur të flas për përleshjen mes tij dhe Conorit në T-Mobile Arena në Las Vegas.

“E godita ashtu siç kam premtuar. Kisha premtuar se do ta bëja të përgjigjej për fjalët që kishte thënë”, ka thënë 27-vjeçari nëpërmjet një video në Instagram.

Fjalët e tij i referohen atyre të Conorit që i kishte bërë ndaj tij nëpërmjet një postimi në Instagram:

“Një çeçen i vërtetë kurrë nuk do të merrte urdhra prej një njeri nga Dagestani. Kjo është tradhti dhe nuk ka gjë më të keqe se tradhtia”.

Tukhugov është sportist i UFC-së dhe në karrierën e tij ka zhvilluar katër meçe, i radhës do të ishte ai ndaj Artem Lubov, pjesëtarit të skuadrës së Conorit.

Por, kjo përballje e paraparë të ndodhte në fund të muajit tetor nuk do të ndodh, së paku kështu ka thënë presidenti i UFC-së, Dana White.

Lexo po ashtu Njihuni me Dillon Danis, njeriu që e nervozoi aq shumë Khabibin sa e bëri të dal nga oktagoni

“Ata persona që u futën në oktagon kurrë nuk do të ndeshën më në UFC. Kam punuar shumë për ta promovuar këtë sport dhe kjo nuk është diçka normale për një mbrëmje të arteve të përziera marciale”, ka thënë White menjëherë pas përleshjes masive në T-Mobile Arena në Las Vegas. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=H4AHKKsmpGE

Exit mobile version