Një 54 vjeçar është vrarë të shtunën mbrëma derisa ishte duke ruajtur në një kompani private në Fushë Kosovë. Ende askush s’është arrestuar për këtë krim.
Ky është krimi i dytë brenda një muaji kur një rojtar vritet në vendin e punës nga hajnat.
Shkoi në punë për të mos u kthyer më i gjallë në shtëpinë e tij.
Kështu i ka ndodhur Behram Ibishi nga Fushë Kosova mbeti i vrarë mbrëmë në një kompani private ku punonte si roje gati që 20 vite.
Vëllai i 54 vjeçarit thotë se i ndjeri e kishte lajmëruar vetë policinë kur ishte plagosur nga hajnat. Ibishi tregon se vëllai kishte qenë i sulmuar edhe më herët.
Rastin po e heton Policia. Ndërkaq dyert e kompanisë ku ndodhi vrasja të dielën ishin të mbyllura.I ndjeri është varrosur të dielën pasdite. Ai ka lënë pas 5 fëmijë, një djalë dhe katër vajza.
Kjo është vrasja e dytë brenda një muaji e atyre bëjnë punën e rojtarit.
Ish-luftëtari i UÇK’së, Milit Shehu nga Krusha e Vogël e Prizrenit ishte gjetur i vrarë në vendin e tij të punës.