Telegrafi

Flet vajza e Jackson pas raportit se babait të saj iu gjetën imazhe të keqtrajtimit seksual të fëmijëve

Paris Jackson ka dalë në mbrojtje të babait të saj, Michael Jackson, i akuzuar për pornografi me të mitur.

Sipas një raporti të policisë amerikane, i publikuar së fundmi, në rançin Neverland ishin gjetur fotografi dhe video pornografike me të mitur.

LEXONI PO ASHTU: Shokuese: Jacksonit iu gjetën imazhe të keqtrajtimit seksual dhe torturimit të fëmijëve (Foto)

“Fatkeqësisht, e keqja gjithmonë do të shitet. Ju kërkoj të injoroni mbeturinat dhe parazitët që duan të bëjnë karrierë duke përdhosur babanë tim”.

“Njerëzit më të pastër sulmohen gjithnjë… Koha do të dëshmojë se babai im i dashur ka qenë dhe do të jetë përgjithmonë e pafajshëm”, ka shkruar ajo në Twitter.