Site icon Telegrafi

Flet sërish sozia e Kate Middleton, Heidi Agan: Nuk jam unë në video, teoritë konspirative duhet të marrin fund

Sozia më ‘reale’ e Kate Middleton në Britaninë e Madhe ka kërkuar që teoritë e çmendura konspirative rreth Princeshës së Uellsit të ‘futen në shtrat’.

Heidi Agan, sozia më e përafërt e Kate Middleton, e cila ka fituar të ardhura nga imitimi i anëtares së familjes mbretërore për më shumë se një dekadë, është goditur vazhdimisht nga pretendime të çmendura në internet se në të vërtetë ishte ajo në një video të publikuar së fundmi, ku pretendohej të ishin Princit William dhe Kate, shkruan DailyMail.

Në një intervistë për emisionin “The Morning Show” të premten, Agan, 43 vjeç, tha: “Ka qenë absolutisht çmenduri. Sigurisht që kam bërë shumë intervista, duke u dhënë njerëzve alibinë time për vendndodhjen time. Pra, po, ka qenë pak çmenduri. Teoricienët e konspiracionit më kanë mbajtur të zënë për disa ditët e fundit. Mendoj se gjithë kjo histori e konspiracionit duhet të futen në shtrat tani. Sigurisht që po”, shtoi ajo.

Heidi shpesh punon së bashku me Simon Watkinson, sozia e Princit William, dhe pranoi që të dy kanë pasur një ‘qeshje’ për këto spekulime ndërkohë që i injoroi teoritë e çmendura.

Ajo gjithashtu ishte pyetur në mënyrë të shakasë nga prezantuesi Larry Emdur nëse ishte ndonjëherë punësuar nga Familja Mbretërore si sozi e trupit, çka ajo e mohoi me vendosmëri.

Nuk është hera e parë që Heidi ka folur për videon e dyqanit të fermës, pasi më parë tha se beson se ‘është koha’ që publiku ta lërë rehat Kate-n. Ajo më parë ka zbuluar se sa shpesh ajo duhet të blejë në dyqanet “Zara” dhe “TK Max” për të mbajtur hapin me garderobën e shtrenjtë të Kate.

Imituesja mbretërore ka punuar si një sozi e Kate-t në festa, takime, përshëndetje dhe punë të tjera që nga viti 2012.

Ndërkohë, personi që xhiroi Princin dhe Princeshën e Uellsit në dyqanin e fermës ka hedhur poshtë gjithashtu pretendimet se nuk ishte Kate në atë video.

Nelson Silva, 40 vjeç, tha se e pa me sytë e tij Princeshën e Uellsit dhe i quajti teoricienët e konspiracionit ‘të çmendura’.

Ish-ylli i kriketit anglez Kevin Pietersen, 43 vjeç, gjithashtu u përball me teoritë ‘krejtësisht absurde’ dhe ‘idiotizëm’ të konspiracionit dhe pranoi se ‘i sheh Princin dhe Princeshën e Uellsit gati çdo ditë’. /Telegrafi/

Exit mobile version