Site icon Telegrafi

Flet përkthyesi i raportit zviceran për rastin Dehari: Faqen e konkluzioneve ma dërguan pesë minuta para takimit me familjen e Astrit

Përkthyesi i raportit të ekspertizës së Astrit Deharit, Ismail Ismaili ka thënë se pjesa e konkluzioneve të raportit i është dorëzuar me aplikacionin Viber për përkthim pak minuta para kohës kur familja Dehari do të shkonte për ta marrë atë raport.

“Faqja e konkluzioneve që ka qenë në gjuhen frënge nuk më është dorëzuar bashkë me pjesën tjetër të raportit. Kjo faqe më është dhënë pesë minuta para orës 10:00, kohë kjo kur ka qenë takimi me familjen e Astrit Deharit”.

Në një prononcim për RTV Dukagjini, Ismaili thotë se është thirr në telefon nga një zonjë dhe i është thënë se mungon një faqe nga ai raport, përcjell Telegrafi.

“Ma ka dërguar në viber. I kam thënë këtë faqe nuk e kam pasur. Më ka thënë: Të lutem përktheje sa më shpejt”.

Ai ka thënë se për shkak të pozitës nuk mund të bëjë vlerësime por hedh dyshime se dikush është munduar të fsheh diçka.

Lexo po ashtu Lumezi thotë se u keqinterpretua deklarata ku kërkoi ndihmë nga SHBA-ja për rastin Dehari

Ismail Ismaili bazuar në raportin e Institutit zviceran thotë se Astrit Dehari nuk ka mundur ta mbysë veten me shishe, ndërkaq shtoi se në orën e dorës i është gjetur ADN e një personi të tretë./Telegrafi/

Exit mobile version