Telegrafi

Flet nëna e Astorit: Dua një ‘pse’, nuk dua fajtor pasi jam e sigurt se fajtori nuk ekziston

Nëna dhe babai i Davide Astori para fillimit të funeralit, ata mbajtën vetën dhe nuk u lëkunden nga emocionet, kështu duke dashur ta transferojnë gjithë këtë forcë edhe te tifozët e pranishëm (Foto: Getty Images/Guliver)

Kanë kaluar nëntë muaj e gjysmë nga vdekja e Davide Astorit, ai vdiq me 4 mars në një dhomë hoteli në Udine, ku ishte e akomoduar skuadra e Fiorentias para ndeshjes me Udineses.

Nëna e ish-kapitenit të Violas, Anna Astori, flet për herë të parë për vdekjen e djalit të saj, ku kërkon që testet mjekësore të jenë më të avancuara pasi kështu do parandaloheshin rastet e tilla.

“Unë e dua një ‘pse’, nuk dua fajtor, sepse jam e sigurt që fajtori nuk ekziston”.

Lexo po ashtu Përmbledhje e funeralit të Astorit: Ai arriti të bashkojë botën e sportit dhe kjo ishte mrekullia e fundit e Davides

“Kam dy fëmijë tjerë, jam një nënë dhe duhet të jem e fortë për ata. Atë mëngjes se bashku me burrin duhet të shkonim në meshë dhe pastaj të votonin, sepse ishin zgjedhjet. U zgjova, isha si e paralizuar, kisha të ftohët, isha e zbrazët, një ndjenjë që nuk e kisha përjetuar kurrë më parë në jetë time. Ende nuk dija asgjë”.

Tifozët e mbledhur në Piazza della Signoria gjatë funeralit të Davide Astorit (Foto: Getty Images/Guliver)

“Ajo që ndodhi ishte një fatkeqësi, askush nuk e ka dëshiruar, por në të njëjtën kohë dua që kjo mos t’i ndodh askujt. Dua që asnjë nënë të mos e përjetojë kurrë atë që kam përjetuar unë”.

Lexo po ashtu Prokuroi i habitur nga mënyra e vdekjes të një sportisti si Astori, por specialisti i mjekësisë sportive u përgjigjet të gjitha pyetjeve që janë ngritur para autopsisë

“Në Itali kontrollet teknike për sportistë janë shumë të mira, por duhet të përmirësohen ende më shumë. Dua që sakrifica e Davides tim mos të jetë e padobishme”, ka thënë nëna e Astorit, Anna.

Mbrojtësi italian ndërroi jetë në moshën 31 vjeçare, autopsia kishte treguar se vdekja kishte ardhur si pasojë e një arresti kardiak. /Telegrafi/