Site icon Telegrafi

Flet motra e Stines: Ky është realiteti

Këngëtarja Alida Duka, e cila është motra e këngëtarit Stine ka reaguar rreth ngjarjeve të fundit ku ishte i përfshirë vëllau i saj.

Gjatë ditës së djeshme u raportua arrestimi i Ernestit për sulm ndaj Florit, i cili u lirua për tu gjykuar në liri, transmeton Telegrafi.

Alida përmes rrjeteve sociale ka treguar se Stine u lirua dhe doli i pafajshëm.

Vëllai im sapo doli i pafajshëm sepse dhe ky është realiteti. Ne e kemi ndërtuar gjithcka kemi me forcat tona. Pa intriga dhe dallavere dhe kështu do të jetë
gjithmonë, dhe shumë më mirë na ka dalë. Jemi njerëz që duam paqe dhe nuk durojmë padrejtësi. Ju falenderoj të gjithëve kudo që jeni për suportin tuaj që treguat në këto momente”, ka shkruar Alida.

Sipas mediave shqiptare Stine në polici është deklaruar i pafajshëm duke thënë se Flori u vetë godit me gotë dhe pësoj ato lëndime, ndërsa në anën tjetër reperi Stresi, thotë ta ketë sulmuar atë për t’u hakmarrë për sulmin që i bëri mikut të tij Florit Mumajesit. /Telegrafi/

Exit mobile version