Që me fillimin e edicionit të ri ajo ra në sy për linjat dhe bukurinë e saj, por me sa duket jo të gjithë e kanë mirëpritur Armelën, ajo shpeshherë ka rënë pre e paragjykimeve për ngjyrën e saj të lëkurës.
Modelja 21-vjeçare jeton në Shqipëri vetëm me gjyshen e saj, pasi prindërit i ka të divorcuar, ndërsa mamaja e Armelës jeton në Itali prej kohësh. Në një intervistë për “Bluetooth”, Eglantina, mamaja e Armelës ka rrëfyer disa detaje rreth jetës dhe historisë së tyre.
Sa i përket lojës së vajzës, Eglantina thotë: Armelën e shoh shumë mirë, është e qetë , dhe po argëtohet. Nga ana tjetër ajo ka zbuluar edhe lidhjen e përfunduar që e bija ka pasur pak kohë më parë.
Ndërsa në fund ajo nuk harron të përgjigjet edhe ndaj lajmeve që kanë shprehur se Armela i përket komunitetit rom:Armela nuk i përket komunitetit rom, është mulate.
Fakti që është mulate nuk e penalizon në lojë,sepse ajo është e komunikueshme me të gjithë shoqërinë, dhe vazhdon një shkollë të lartë për marrëdhënie ndërkombëtare, diplomaci. Por paragjykimet ekzistojnë në Shqipëri , edhe pse jemi në vitin 2017. Racizmi nuk duhet të ekzistojë” thotë mamaja e 21 vjeçares.