Sulmuesi i Swansea Cityt, Modou Barrow, ka folur pas ndërhyrjes nga Granit Xhaka.
Mesfushori shqiptar u ndëshkua me karton të kuq pasi ndërhyri keq nga pas në sulmuesin 24-vjeçar.
“Mora një ndërhyrje të keqe nga mbrapa dhe pas asaj unë nuk mund të gjykoj nëse duet të përjashtohej apo jo”, ka thënë Barrow, raporton Mirror.
“Mendoj se në ato momente ne ishim duke e kontrolluar ndeshjen dhe mund të barazonim rezultatin”.
“Nuk e kam parë atë që nga ndeshja, por nuk do i thosha asgjë. Ky është futbolli dhe nuk ka asgjë për t’u merakosur”, ka shtuar sulmuesi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=mpOfJQKd470