Telegrafi

Flet kërcënuesi i kryeministrit Kurti: Nuk e jap asnjë cent për kokën e Albin Kurtit

Të premten është njoftuar se përmes rrjetit social Facebook, është kërcënuar me jetë kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti.

Një person me emrin, Daniel Arianitti, ka thënë se jep dëmshpërblim prej 10 milionë [pa specifikuar se çfarë] në këmbim “të kokës së Albinit”.

Mirëpo, i njëjti sot ka reaguar përmes një postimi në Faceboo, duke thënë se nuk e kërcënuar Albin Kurtin dhe nuk i jep 10 milionë euro për kokën e tij.

Ai thotë se ka cituar një thënie të shkencëtarit të njohur Albert Einstein dhe të tjerët e kanë keqpërdorur, sidomos ata që ja duan të keqen atij.

Postimi i plotë i Daniel Arianitti:

“Gazetat e nevojtoreve qe shkruajn gjera te paverteta, se kinse une kam jap Euro apo Dollar per koken e Albinit, te ju tregoj se askund nuk eshte permend nje Monedh Euro apo Dollar. Keto 10 milion mund te jen edhe copa te letres se nevojtores apo kanta te mbeturinave. Per koken e Albinit une personalisht nuk i japi 10 milion (cfardo qofshin ato) , se ai as nje cent vlere per mua nuk e ka . Mos e citoni Dottore Albert Zweistein ne emer timin OK?

Ata qe i kam pas ne shoqeri dhe jan gju pas shpines time, ju kam njoft edhe me pare se jini njerezt pa asnje vlere dhe edukate por jeni vetem hajvana. E mjer familja qe juve ju ka”(sic.), ka shkruar Daniel Arianitti.

Lexo po ashtu Kërcënohet Albin Kurti - reagon Vetëvendosje

Kërcënimin ndaj Albin Kurtit e ka denoncuar në Policinë e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje. /Telegrafi/