Site icon Telegrafi

Flet John Alite, shqiptari që po akuzohet se dogji kishën ortodokse në New York (Video)

Disa kishave ortodokse nëpër disa vende të botës, u doli flaka vetëm pak orë pas festimit të pashkëve ortodokse.

Njëra u dogj në Melburn, tjetra në Sidney të Australisë, e treta në Valam të Rusisë, ndërsa e katërta në New York të Amerikës.

Gjithë këto faltore të vjetra më shumë se një shekull, u bënë shkrumb, e deri më tani nuk u gjetën shkaktarët e vërtetë.

Për këtë të fundit që ishte kishë serbe e vendosur në Manhatan të New Yorkut, dyshimet e para janë se u dogj nga qirinjtë.

Përderisa Patriku Irinej në Beograd, tha se nuk i beson kësaj teorie, është gazeta Kurir, ajo që e para e përmendi një emër. Shkroi se flakët i vuri personi me prejardhje shqiptare, John Alite, emër ky i njohur si pjesë e mafisë italiane, që u rrit dhe u fuqizua në familjen Gambino.

Mirëpo, ky në një intervistë ekskluzive për Klan Kosova, mohon të jetë prapa këtyre sulmeve.

Exit mobile version