Elbasan Rashani u fut në lojë nga banka rezervë, duke i dhënë fitoren Kosovës me një gol, të shënuar në kohën shtesë.
Kosova fitoi 3-2, fitorja jonë e parë në një eliminatore për Kampionat Evropian.
Rashani tregoi se është lojtar që krijon raste, pasi tentoi disa herë para se ta gjente golin.
“Nuk ka qenë edhe aq e lehtë, pasi patëm 100 raste por nuk hynte gol. Në fund patëm një asistim të mirë nga Milot Rashica dhe hyri goli. Jam shumë i lumtur, pasi nuk e kam pritur golin”.
“Ka qenë shumë e vështirë, por kemi pasur besim deri në fund dhe ia arritëm. Tashmë mund të shkojmë në Euro edhe nga kualifikimet edhe nga Liga e Kombeve”.
“Tifozët? Të jashtëzakonshëm. Sot kemi luajtur si me qenë në Prishtinë”, ka thënë Rashani. /Telegrafi/