Betim Haxhimusa është rikthyer të jetë figura qendrore e derbit ndërmjet Dritës dhe Gjilanit. Për dallim nga herët e kaluar kur sulmuesi ferizajas vendoste derbit me fanellën e kuqe, këtë herë ai e bëri me fanellë të kaltër.
26-vjeçari ferizajas realizoi dy herë në portën e ish-skuadrës së tij, për ti dhënë kështu triumfin e dytë kampional Dritës përballë Gjilanit.
Pas ndeshjes ai zbuloi edhe premtimin e madh të cilin e kishte bërë para kësaj ndeshje.
“Është një emocion i veçantë të fitosh në derbi. Kam qenë pjesë e Gjilanit, të shënosh në dy anët është e jashtëzakonshme”.
“Golat ia dedikoj familjes dhe djalit të mixhës, Premtimit, të cilit i thash se do të shënoj”, ka thënë Haxhimusa për Supersport pas ndeshjes.