Site icon Telegrafi

Flet Donis Avdijaj: Zgjodha Kosovën me zemër, Shqipëria më injoroi (Foto)

Sulmuesi i Schalkes, Donis Avdijaj, është kthyer nga lëndime dhe pritet të luajë në ndeshjet e ardhshme për skuadrën e tij.

Ai tashëm ka konfirmuar edhe vendimin për t’iu bashkuar Kosovës në një letër të gjatë ku ka zbuluar gjithçka.

Avdijaj ka folur edhe për Shqipërinë.

“Por gjithë këto që i përmenda sipri, lajmi se Kosova ime e shtrenjtë, vendi i lindjes së prindërve e i të parëve të mi u pranua në UEFA dhe në FIFA, pra kur asaj iu bë e mundshme tashme të luajë me kombëtaret e botës, për mua dhe familjen time ishte lajmi dhe surpriza më e ëmbël e jetës, sepse tashme isha i sigurt se unë do t’i bashkëngjitëm kombëtares më të re të botës”, shkruhet në letrën e Avdijajt.

Tashmë kontaktet sipas tij janë vënë dhe pritet në ndeshjet e ardhshme të luajë për Kosovën./ Telegrafi/

Exit mobile version