Site icon Telegrafi

Flet De Biasi: Unë i mbroj lojtarët, ata ndoshta jo

(Getty Images)

Trajneri i kombëtares Kuqezi, Gianni de Biasi, në prag të miqësores ndaj Bosnjë-Hercegovinës ka komentuar edhe largimin e Taulant Xhakës.

“Kam raport të mirë me grupin nuk ndikohem nga thashethemet. Përpiqem t’i mbroj lojtarët, ata ndoshta jo. Por për të qëndruar në një grup ka rregulla”, ka thënë De Biasi në konferencën për shtyp.

Lidhur me ndeshjen që do të luhet nesër në Elbasan Arena në orën 18:00, De Biasi shprehet se në fushë do të zbresin për të fituar.

De Biasi ka vlerësuar lart, dy prej futbollistëve shqiptarë, mbrojtësin e Napolit, Hysajn, por edhe Keidi Baren, të cilin e vlerëson si një lojtar të ri që premton shumë.

“Në një miqësore të tillë ka shansin të tregojë veten”, shprehet De Biasi për Baren.

Exit mobile version