Ende nuk është gjetur shoferi i cili ditën e djeshme u aksidentua në hyrje të Zhelinës dhe me makinën e tij ka rënë në lumin Vardar.
Para gazetarëve ka folur babai i tij, i cili shpreson që djali i tij të gjendet, qoftë i gjallë ose i vdekur.
“Kontaktin e fundit e kam pasur dje në mëngjes. Ka ardhur në Tetovë për ta paguar semestrin. Por është nisur me veturë. Unë jam në Vjenë të Austrisë, atje punoj”.
“Lajmin e kam marrë rreth orës 03:00. Prej orës 4 të mëngjesit jam këtu. Vllezërit e mi kanë ardhur prej kurbetit”, tha babai i shoferit që dyshohet se është aksidentuar.
Gjithashtu ka folur edhe daja i tij, i cili i falënderoi banorët e Tetovës dhe rrethinës, ndërsa për institucionet tha se ata nuk kanë mjete adekuate për ta kërkuar nipin e tij./Telegrafi/