Telegrafi

Flet babai i Mustafit: Është mirë si për klubin ashtu edhe për Shkodranin që ai të largohet

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Shkodran Mustafi nuk është duke i kaluar momentet më të mira në Arsenal.

Mbrojtësi shqiptar ka qenë shumë i kritikuar në fund të edicionit të kaluar pas paraqitjeve jo stabile.

E në ndeshjen miqësore në Emirates ndaj Lyon, tifozët e Arsenalit e vërshëllyen Mustafin me tu inkuadruar ky në lojë.

Arsenal e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe e ardhmja e tij mund të jetë mes Bundesligas dhe Serie A, ku Roma ka shfaqur interesim.

Babai i lojtarit Kujtim Mustafi që është edhe agjent i Shkodranit ka folur për situatën e birit të tij për Sky Sports Gjermani.

Shkodran Mustafi (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

“Shkodrani e ka kaluar një kohë të mirë te Arsenali. Ai ka ende edhe dy vite kontratë me klubin dhe mund të imagjinohet një qëndrim në Londër”, tha fillimisht Kujtim Mustafi.

Por agjenti i Shkodranit tutje deklaroi se do të ishte më e mira si për klubin ashtu edhe për birin e tij që të largohet.

“Megjithatë, më e mira si për klubin ashtu edhe për Shkodranin është që ai të largohet, por për të ndodhur kjo duhet të shikojmë ofertat”, përfundoi Mustafi.

Që nga transferimi i tij në Londër në vitin 2016 nga Valencia, Mustafi ka zhvilluar 115 paraqitje me Arsenalin. /Telegrafi/