Babai i Bashkim Mekollit, i cili vrau gruan me sqepar dhe thikë, Demirke Mekolli, 49-vjeç rrëfen se djali i tij vuante prej vitesh nga depresioni.
Ai thotë se djali ishte agresiv dhe se çifti grindej çdo ditë.
“Para dy muajsh me rekomandimin e mjekut e çuam në Tiranë për ta vizituar dhe ta shtronin, por nuk kishte kartë shëndeti dhe sigurimet shoqërorte. Për këtë shkak mori barna dhe erdhi në shtëpi. Unë jetoj i vetëm pasi më ka vdekur bashkëshortja prej 14 vitesh dhe djali me nusen jetonin në shtëpinë time. Të martuar kishin rreth 18-vjet dhe kanë një djalë 16-vjeç’, tha ai për Report Tv.
“Grindeshin përditë, vetëm sherr e shamatë kishin. Ishte shumë agresiv. Jetonin me asistencë dhe unë me pensionin tim i mbaja me të ardhura. Ai duhej të ishte shtruar në spital, për t’u kuruar”, tha ai.
Ai rrëfen gjithashtu se viktima kishte plagë të rënda në kokë, ndërsa të birin e kishte gjetur me sqepar dhe thikë në dorë brenda në dhomën e krimit.
“E kishte goditur me sqepar në kokë mbrapa, kur erdha unë ishe me thikë dhe sqepar në dorë”.