Site icon Telegrafi

Flenë bashkë në të njëjtin shtrat, Gani Gërmia: Linda Halimin do e ndërroja me dy hamburgerë të HEB’S-it

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të jenë shumë të komentuar në media dhe rrjetet sociale.

Një ndër personazhet më të spikatur është pa dyshim humoristi Gani Gërmia, i cili ka bërë për të qeshur jo vetëm banorët, por të gjithë ata që e ndjekin.

Duke qenë se janë vënë në provë nga vëllai i madh për të fjetur dyshe në mënyrë që të rrisin çmimin e madh, shorti ka rënë që Gani Gërmia të kërcente me këngëtaren Linda Halimi.

Lexo po ashtu Rikthehen në vëmendje fotografitë e martesës së transgjinores Edona James, pas 'zhurmës' në BBVK

Dyshja mesa duket janë të pakënaqur nga fjetja pranë njëri-tjetrit, kjo pasi në një bisedë me banorët e tjerë në oborr, Gani Gërmia është shprehur se do ta ndërronte Lindën me vetëm dy hamburgerë të HEB’S-it.

“Le të mi sjell dy hamburgerë të HEB’S-it vëllai i madh, që s’të fali, qe”, i drejtohet Gani Gërmia.

Siç edhe dihet, HEB’S është një prej rrjeteve zinxhirore të ushqimeve të shpejta më të pëlqyera dhe të frekuentuara në vend.

Ata janë këtë vit një nga sponsorët zyrtarë të spektaklit Big Brother VIP Kosova, dhe jo pak herë kanë ofruar ushqime për banorët e shtëpisë.

Mesa duket, ushqimet e HEB’S janë më të pëlqyerat për momentin nga banorët e spektaklit shumë të shikuar. /Telegrafi/


Exit mobile version