Site icon Telegrafi

Fleckenstein: Të hapen negociatat me Shqipërinë, kushtet janë plotësuar

Këshilli Evropian do të vendosë pas pak ditësh nëse do të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë apo jo.

Knut Fleckenstein, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, tha se kushtet për hapjen e bisedimeve janë plotësuar nga Tirana.

“Në Shqipëri ka pasur progres të qartë dhe çështjet sa i takon sundimit të ligjit po shkojnë në drejtimin e duhur dhe ndoshta edhe më mirë se në disa vende brenda Bashkimit Evropian. Prandaj, ne duhet të hapim bisedimet e anëtarësimit me këtë vend”, apeloi ai në PE.

Një tjetër thirrje për Këshillin Evropian kishte edhe për Kosovën.

“Të mos harrojmë që kriteret për liberalizimin e vizave janë plotësuar tashmë”, u shpreh Fleckenstein.

Eurodeputeti gjerman kërkoi gjithashtu edhe hapjen e negociatave me Maqedoninë dhe avancimin e tyre në kapitujt e tjerë për rastin e Serbisë dhe Malit të Zi.

“Duhet të dërgojmë në Ballkanin Perëndimor një sinjal të qartë se cila është qasja jonë për këtë rajon”, tha ai.

Exit mobile version