Site icon Telegrafi

Fleckenstein: Nuk mendoj se Hungaria do ta miratojë kërkesën për azil politik të Gruevskit

13Th Eu Russia PCC Top Table

Eurodeputeti Knut Fleckestein, thotë se autoritetet hungareze nuk do të miratojnë kërkesën e Gruevskit për azil politik.

Përmes një postimi në Twitter, ai shkruan se ka pasur mendimin se Viktor Orban asnjëherë nuk ka miratuar kërkesat për azil në vendin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Vështirë mendoj se Qeveria e Hungarisë do të miratojë kërkesën për azil politik për ish-kryeministrin e Maqedonisë Nikolla Gruevski. Për një gjë, Gruevski mund të jetë i sigurt për një proces të rregullt në Shkup dhe e dyta, çdo herë kam menduar se Orban nuk pranon kërkesa për azil në vendin e tij”, shkruan Fleckenstein.

Lexo po ashtu Paraqitet Gruevski: Jam në Hungari, kërkoj azil politik (Foto)

Përndryshe, ish-kryeministri Nikolla Gruevski gjatë ditës së djeshme përmes një postimi në Facebook njoftoi se gjendet në Budapest dhe se ka kërkuar azil politik nga autoritetet hungareze./Telegrafi/

 

Exit mobile version