Site icon Telegrafi

Flasin banorët: Kemi dëgjuar goditje të mëdha gjatë rrëzimit të aeroplanit

Dalin edhe informacionet dhe konfirmimet e para për aeroplanin e rrëzuar në Katlanovë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Banorët e vendit të quajtur Koze janë paraqitur në polici për të lajmëruar se kanë dëgjuar goditje të mëdha në tokë dhe kanë parë shumë tym.

Sipas informacioneve jo-zyrtare, bëhet fjalë për aeroplanin e tipit ‘Piper’ që ka udhëtuar nga Trevizo e Italisë.

Në të njejtën rutë ajrore, në vitin 2008 ka pasur incident dhe rrëzim të avionit të Ushtrisë së Maqedonisë ku humbën jetën 11 ushtarë./Telegrafi/

Lexo po ashtu Aeroplani i humbur në rrethinën e Shkupit është gjetur i djegur dhe i rrëzuar në tokë
Lexo po ashtu Zhduket aeroplani në rrethinën e Shkupit!
Lexo po ashtu E pabesueshme: Për 30 vite në Maqedoninë e vogël kanë ndodhur tetë aksidente ajrore ku kanë vdekur qindra njerëz (Video)
Exit mobile version