Site icon Telegrafi

Flamurtari niset në Shqipëri për fazën përgatitore, merr me vete edhe dy transferimet e reja

Klubi futbollistik nga Prishtina, Flamurtari është nisur sot (e premte) drejt Shqipërisë për të kryer fazën përgatitore, ndërsa me vete ka marr edhe dy futbollistë të transferuar në këtë afat kalimtar.

As klubi kryeqytetas nuk po rrinë duarkryq në këtë afat kalimtar dhe po mundohet të jetë mirë edhe më përgatitje.

Kështu, drejtuesit e klubit kanë vendosur që të zhvendosin skuadrën drejt bregdetit shqiptar, duke udhëtuar drejt qytetit të Durrësit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Flamurtarit

Drejtues të klubit, shtabi teknik dhe futbollistët kanë udhëtuar sot (e premte) për në Durrës, ku pritet të qëndrojnë për dy javë.

Përveç përgatitjeve, djelmoshat e trajnerit Arsim Thaqi pritet t’i zhvillojnë edhe disa ndeshje kontrolluese për të parë nivelin e përgatitjeve.

Drejtuesit e klubit, shtabi teknik dhe futbollistët e Flamurtarit

Në fotografinë e publikuar nga ekspedita e klubit, vërehet edhe dy transferime të reja nga klubit kryeqytetas.

Lexo po ashtu Zyrtare: Shend Kelmendi kalon te Flamurtari

Bëhet fjalë për sulmuesin e njohur, Florim Berbatovci, i cili në vjeshtë ishte te Ferizaj dhe portierin e ri Ardit Nika që mbrojti ngjyrat e KEK-ut.

Këta dy futbollistë dhe Shend Kelmendi janë prurjet dimërore të Flamurtarit, ndërsa gjatë ditëve të fundit ka pasur edhe largime të disa lojtarëve që i kanë cilësuar si të pa-nevojshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version