Site icon Telegrafi

Flamuri shqiptar në stadiumin e Arsenalit në ndeshjen ndaj Zvezdas, mediat serbe e cilësojnë provokim (Foto)

LONDON, ENGLAND - NOVEMBER 02: Marko Gobeljic of FK Crvena Zvezda (L) and Damien Le Tallec of FK Crvena Zvezda (R) battle for possession with Theo Walcott of Arsenal during the UEFA Europa League group H match between Arsenal FC and Crvena Zvezda at Emirates Stadium on November 2, 2017 in London, United Kingdom. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Mediat serbe e kanë cilësuar si provokim dhe kanë pyetur si mund të përfundoj brenda stadiumit flamuri shqiptar në ndeshjen Arsenal – Crvena Zvezda.

Arsenali dhe skuadra serbe kanë barazuar pa gola 0-0 në takimin e katërt të vlefshëm për grupet e Ligës së Evropës.

Gjatë ndeshjes së grupeve të Ligës së Evropës mes Arsenalit dhe Zrvena Zvezdas, e luajtur në Londër pati një moment interesant.

Lexo po ashtu Arsenali barazon me Crvena Zvezdan në Emirates

Në një nga tribunat anësore të shkallëve të stadiumit u shfaq një flamur i madh shqiptar në pjesën e tifozëve anglezë.

Sipas medieve serbe, flamuri i përket një vendi në kufi me Shqipërinë dhe nisur nga marrëdhëniet e tyre, ky ishte një provokim i qartë i për serbët.

Pamje ku shihet qartë flamuri shqiptar në tribunat e Emirates

Mediat theksojnë se është mësuar se ky flamur i vendosur poshtë tribunës anësore është hequr më vonë.

Mediumi serb që e cilëson si provokim këtë vendosje të flamurit shqiptar!!

Mediat serbe janë gjithashtu të shqetësuara se si flamuri hyri në stadium, duke e cilësuar si dështim në organizim nga ana e klubit londinez.

“Si ndodhi kjo? Flamuri shqiptar në duelin Arsena – Zvezda”, shkruhet në titullin e gazetës Alo.rs. /Telegrafi/

Exit mobile version