Site icon Telegrafi

Flamuri 170-vjeçar kuqezi, që ruhet nga një prej 12 bajraktarëve të Mirditës (Video)

Një flamur 170-vjeçar është dëshmi e disa luftërave të zhvilluara nga shqiptarët për lirinë e vendit. Në të duken qartë shenjat e plumbave dhe gjaku i të rënëve në luftë.

Ky flamur kuqezi prej 75-vitesh ruhet me fanatizëm nga familja lezhiane e Ndue Bajraktarit, një nga 12 bajraktarët e Mirdites, i cili ka krijuar një mini-muze me simbole dhe kujtime të patriotëve që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Flamurin gjyshërit e morën nga shtëpia në flakë prej pushtuesve, ndërsa kanë mundur ta ruajnë dhe gjatë viteve të internimit komunist.

Flamuri 170 vjeçar ka tërhequr dhe vëmendjen e shumë patriotëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit të cilët shkojnë për ta vizituar. /Oranews.tv/

Exit mobile version