Telegrafi

Flamengo i bashkohet garës për Ibrahimovicin

Flamengo i është bashkuar garës për transferimin e Zlatan Ibrahimovicit me parametra zero.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta dello Sport, Gabriel Barbosas i përfundon huazimi nga Interi dhe do të rikthehet në janar në Itali.

Skuadra brazilian ka tentuar po ashtu në këtë verë që ta transferojë Mario Balotellin që në fund kaloi te Brescia.

Ibrahimovic ka vendosur që mos ta vazhdojë kontratë me La Galaxyn që i përfundon më 31 dhjetor, derisa ka zgjuar interesimin edhe të Napolit, Milanit dhe Bolognas.

Por, Flamengo thuhet se i është bashkuar garës për transferimin e 38-vjeçarit që është i gatshëm të transferohet në Brazil.

Lexo po ashtu Napoli i bën ofertë Ibrahimovicit, suedezi kërkon më shumë

Dëshira e suedezit është që të rikthehet në Serie A, por e gjitha do varet nga ajo se çfarë do të Carlo Ancelotti.

Ibrahimovic ka luajtur në Itali për shtatë sezone për skuadrat si, Juventus, Inter dhe Milan, për t’u bashkuar më pas me Paris Saint-Germainin në vitin 2012. /Telegrafi/