Telegrafi

Flakron Aliu nxit spekulime për projektin e ri, freskohet me pastrues të xhamave

Aktori i njohur, Flakron Aliu, është një prej emrave më të dashur të publikut.

I njohur për rolin e tij në projektin e Adrian Gaxhës me Onatin, “Lujmi Lujmi”, ku edhe rrëmbeu protagonizmin, Flakroni tash duket se ka gati projektin e ri.

Me këmbëzbathur dhe me një pastruese të dritareve, të ashquajtur “psst psst” ai shihet si freskohet nga vapa e madhe.

Ky projekt po xhirohet nga produksioni Artvision dhe nuk dihet nëse është videoklip, apo fushatë reklamuese.

Mbetet të shihet si do të shfaqet Flakron Aliu në këtë projekt.

“Çka dmth psst, psstt”, ka shkruar arktori i njohur duke aluduar mbi domethënien e sakt të gjësendit me të cilin ai freskohet dhe përdorimi i tij, e që në fakt deri në këtë fazë e bën këtë projekt enigmatik.

Aktori karakteristik bëri famë me paraqitjen në klipin “Lujmi Lujmi”, ku ishte i shkëlqyer në rolin e tij.

Ndryshe, ai është edhe student i fakultetit të arteve. /Telegrafi/