Telegrafi

Flaka vjen më ndryshe, super “e nxehtë” në imazhet e fundit (Foto)

Këngëtarja nga Gjakova, Flaka Krelani shquhet gjithmonë për paraqitjet e saj atraktive.

Ajo është njëra ndër këngëtaret shqiptare me potencën më të madhe vokale, ndërsa është vazhdimisht aktive me projekte të reja në muzikë.

Lexo po ashtu Këngëtarët që do të mund ta përfaqësonin më së miri Kosovën në "Eurovision" (Video)

Një pasion i madh i Flakës janë edhe fotografitë, ndërsa publikon shpesh të tilla në rrjetet sociale.

Së fundmi, Krelani ka publikuar disa fotografi në llogarinë personale në Instagram, në të cilat vjen më ndryshe se asnjëherë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

E veshur në të zeza, më provokuese dhe me flokë në stilin “Monore”, Flaka befasoi edhe këtë herë me paraqitjen e saj.

Duke vënë në pah linjat atraktive, Flaka arriti të marrë mijëra pëlqime dhe komente nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/