Telegrafi

Flaka Krelani ngacmon imagjinatën e fansave me poza provokuese nga vaska

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej muajsh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po qëndron në New York në tentim për të ndjekur ëndrrën amerikane, për të ndërtuar një karrierë muzikore atje.

Flaka ndërkohë po tregohet shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja me prejardhje nga Gjakova ndau me ndjekësit e saj në Instagram, disa fotografi të reja ku është shfaqur mjaft provokuese.

Ajo ka pozuar me të brendshme të zeza dhe një fustan rrjete në vaskë, teksa ka vënë në pah linjat trupore.

Flokët e kuqe i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse, duke bërë kështu që imazhet të pasohen me komente të shumta nga fansat. /Telegrafi/