Telegrafi

Flaka Krelani vjen me set të ri fotografik, shfaqet provokuese duke ekspozuar gjoksin

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur Flaka Krelani është mjaft aktive në muzikë me projekte të reja dhe koncerte të ndryshme.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ta imazhe të ndryshme nga jeta e saj.

Lexo po ashtu INTERVISTË: Flaka Krelani, një yll i muzikës

Së fundmi, Krelani ka realizuar një set të ri fotografi, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive dhe e ekspozuar.

Fotografitë janë realizuar nga Korab Kusari, ndërsa në to, këngëtarja nga Gjakova vjen mjaft provokuese, duke zbuluar pak edhe nga gjoksi i saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këto imazhe, Krelani vendosi t’i ndajë me ndjekësit e saj të shumtë në Instagram.

Komentet dhe kritikat nga fansat nuk kanë munguar, por që në përgjithësi, fotosesioni i saj u vlerësua me nota pozitive nga adhuruesit e muzikës së saj.

Pritet që në muajt në vazhdim, Flaka të sjellë për fansat projektin e saj më të ri. /Telegrafi/