Telegrafi

Flaka Krelani vjen me një pozë provokuese

Flaka Krelani është një prej personazheve publike që rrëmben vëmendje thuajse çdo herë.

Këngëtarja shqiptare njëherësh është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, teksa nuk heziton të publikojë imazhe dhe video të ndryshme.

Ajo gjatë ditës së sotme (e diel) ka publikuar një fotografi atraktive, ku ka vënë në pah figurën trupore.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Ndonëse vjen me një dukje më ndryshe, Krelani ka arritur të jetë në fokus të mediave me linjat e bujshme trupore.

Lexo po ashtu Në orët e vona, Flaka Krelani ngacmon imagjinatën e fansave me një fotografi 'topless'

Dhe kjo nuk është hera e parë që Flaka shfaqet e tillë, duke qenë kështu një prej artisteve më tërheqëse të estradës shqiptare.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

Zeshkania javë më parë erdhi në bashkëpunim me reperin amerikan, Young Noble dhe ky projekt u prit shumë mirë nga publiku.

Krelani po ashtu shquhet për vokalin e saj të fuqishëm dhe zhanrin ‘rock’, të cilit i ka qëndruar besnik prej vitesh. /Telegrafi/