Ajo është njëra prej artisteve më të pëlqyera në estradën shqiptare dhe jo më kot.
Fjala është për këngëtaren Flaka Krelani, e cila ndonëse nuk sjellë shpesh këngë të reja përflitet për mjaft shumë për fizikun e saj atraktiv, duke bërë gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes.
E tillë shfaqet edhe në këtë imazhin e fundit, derisa ka vënë linjat trupore në një pozë tërheqëse nga shtrati.
E veshur me fustan të shkurtër ngjyrë ari, këngëtarja Krelani duket në top formë e që kujdeset tejet shumë për të ruajtur linjat trupore.
Në ndërkohë, kjo fotografi e saj mori pëlqime e komplimente të shumta nga miqtë dhe kolegët.
Sa i përket projekteve muzikore, “Fustanin” mbetet kënga që solli për herë të fundit e cila u mirëprit nga publiku.
Ndërsa, këtë vit ka paralajmëruar projekte të reja për të cilat veçse ka filluar të punojë. /Telegrafi/