Telegrafi

Flaka Krelani vesh të njëjtin fustan sot, që nëna e saj e vishte kur ishte në moshën e saj

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja shqiptare, Flaka Krelani, njihet si një prej personazheve me më së shumti stil, që gjithnjë promovon trendet e reja në rrjetet sociale.

Ajo është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme me ndjekësit.

Së fundmi, Flaka ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku është shfaqur e veshur me një fustan shumë të veçantë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shyqiptare

Bëhet fjalë për fustanin e nënës së saj, të cilin ajo ka vendosur që ta vesh dhe rikonstruktojë edhe pas kaq vitesh, duke e përshtatur me trendet e sotme.

“Ky fustani, është fustani i Nanës sime, kur ka qene 30 vite sa jam unë sot! Fustan i vetë i dizajnuar nga gjyshja ime”, ka shkruar Krelani në mbishkrimin e fotografisë.

Mesa duket, këngëtarja është tejet e lidhur me trashëgiminë e saj, përderisa i ruan me fanatizëm gjërat e nënës dhe gjyshes së saj, për t’i ripërtërirë në një formë të tillë. /Telegrafi/