Telegrafi

Flaka Krelani vë në pah linjat trupore në fustanin e tejdukshëm me rrjetë

Këngëtarja e njohur, Flaka Krelani, prej më shumë se një vit është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo po shijon jetën në masë të madhe, ndonëse përgjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në muzikë.

Artistja, e cila në Instagram numëron mijëra ndjekës, nuk heziton të ndajë imazhe e video të ndryshme teksa në koleksion nuk mungojnë as pozat provokuese.

Flaka Krelani (Foto: Instagram)

E tillë shfaqet në këto të fundit që ka publikuar, në të cilat ka vënë në pah linjat trupore në fustanin e tejdukshëm me rrjetë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Flaka Krelani

Me këtë ka bërë që të komplimentohet në masë të madhe për fizikun atraktiv, për të cilin kujdeset mjaft shumë me ushtrime në palestër.

Flaka të fundit projekt të quajtur “Ditë e natë” e solli në qershor të vitit që lamë pas.

Që nga atëherë nuk ka qenë aktive me ndonjë këngë të re. /Telegrafi/