Telegrafi

Flaka Krelani vazhdon të marrë vëmendje me fotografi të tjera provokuese

Flaka Krelani viteve të fundit ka qenë më pasive në muzikë, ndonëse nuk ka publikuar këngë të re prej vitesh.

Megjithatë, kjo gjë nuk e ndalon që të jetë më afër fansave përmes rrjeteve sociale.

Si një personazh mjaft i ndjekur në Instagram, ajo publikon shpesh imazhe e video të ndryshme.

Dhe kësaj here nuk ka munguar një pozë provokuese e artistes nga Gjakova duke vënë në plan të parë linjat trupore.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

“Mirëmëngjesi”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë kësaj fotografie.

Ndërkaq, të shumta kanë qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Ajo duhet theksuar se prej vitesh është zhvendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Telegrafi/