Ajo që një kohë të gjatë po shijon jetën larg vendlindjes, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Bëhet fjalë për këngëtaren Flaka Krelani, e cila prej më shumë se një vit ka zhvendosur të gjitha aktivitetet në New York.
Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, po vazhdon të jetë aktive me imazhe e video të ndryshme.
Së fundmi ka bërë që të jetë në qendër të vëmendjes me një ‘look’ më ndryshe, me një fustan të zi shkëlqyes njëherësh tejet transparent.
Zeshkania duket në formë të mrekullueshme në sytjena të zeza teksa ka vënë në pah linjat e bujshme trupore.
Të shumta kanë qenë pëlqimet e komentet pozitive që ka marrë nga miqtë e ndjekësit që mban në rrjetin e popullarizuar.
Pavarësisht kësaj, Flaka ka kohë që nuk ka sjell për fansat ndonjë projekt të ri muzikor. /Telegrafi/