Telegrafi

Flaka Krelani shfaqet provokuese në të zeza

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, është shumë e pëlqyer për zërin e saj.

Ajo performon ‘live’ në klubet e natës në Prishtinë, ndërsa shquhet për performancën e mirë që dhuron për fansat e saj.

Flaka është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese në të zeza.

Ajo ka pozuar me një fustan të shkurtër dhe flokë të shkurtra, ndërsa dukej edhe më atraktive me getat e saj.

“Më thirr mua Camila për sonte”, ka shkruar Krelani në mbishkrimin e fotografisë në Instagram.

Flaka përndryshe është shumë aktive me projekte muzikore, të cilat priten gjithnjë mirë nga fansat e saj. /Telegrafi/