Telegrafi

Flaka Krelani: Sa e sa herë po e shikoj performancën e Ritës, po më bën të qaj

Rita Ora ka qenë për disa orë në vendlindje e saj pasi ka një agjendë të ngjeshur me aktivitete.

Këngëtarja shqiptare ka mbajtur një koncert madhështor në kryeqytetin kosovar të Prishtinës në vigjiljen e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Performanca e shkëlqyer dhe befasitë që kishte përgatitur bukuroshja jonë ka bërë të emocionohet edhe vet Flaka Krelani.

Kjo e fundit ka pohuar se sa herë po e shikon performacën e 27-vjeçares po e bënë të qaj, sipas Flakës, zemra e saj.

“Yaaasssssssss!!! Diqysh, s’po komentoj bre ma mirë hiq, se sytë lot po më qesin prapë, e prapë e prapë sa here kam me pa këtë performancë! Zemra ime”, ka shkruar Flaka në llogarinë personale në Instagram.

Rita gjithashtu ka marrë disa dekorata prej qeverisë dhe presidencës së Kosovës para nisjes në orët e para të ditës së sotme për në Londër.

Ndryshe, Ritën do ta shohim ditën e mërkure me një perfomancë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Brti Awards, ku në pesë kategori të ndryshme është nominuar këngëtarja tjetër shqiptare, Dua Lipa. /Telegrafi/