Telegrafi

Flaka Krelani rruan një pjesë të kokës, duket atraktive me modelin e ri të flokëve

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare Flaka Krelani, di gjithnjë se si të rrëmbejë vëmendjen e fansave.

Përveç prezantimit në klipe e koncerte të shumta, Flaka befason shpesh edhe me paraqitjet e saj provokuese në rrjetet sociale.

Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram një imazh, ku shfaqet mjaft atraktive në të zeza, ndërsa pozon nga prapa.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ajo u ka treguar ndjekësve edhe modelin e ri të flokëve, kjo pasi ajo ka sakrifikuar një pjesë të mirë të flokëve të saj, për të marrë një model unik.

Duke rruar një pjesë të mirë të kokës, Flaka mori një pamje vërtet tjetër, për të cilën është komplimentuar nga komentuesit.

“Kthim prapa në këtë stil flokësh, për herë të parë e bëra këtë në vitin 2012”, ka shkruar këngëtarja nga Gjakova në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/