Telegrafi

Flaka Krelani realizon set me fotografi provokuese në dhomën e gjumit

Flaka Krelani (Foto: Korab Kusari)

Këngëtarja Flaka Krelani, ka paralajmëruar se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj më të ri muzikor “Slay”.

Ajo ka përfunduar incizimin e këngës, teksa ditë më parë janë kryer edhe xhirimet e klipit.

Ndërkohë, Flaka vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me fansat imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

Së fundmi, këngëtarja nga Gjakova ka realizuar një set fotografik mjaft provokues, në një dhomë gjumi.

E veshur në mënyrë provokative në të zeza, Flaka ka vënë në pah linjat trupore ndërsa ka ngacmuar imagjinatën e fansave.

Këto fotografi, Krelani ia ka besuar fotografit Korab Kusari. /Telegrafi/