Telegrafi

Flaka Krelani publikon poza provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Foto: Flaka Krelani/Instagram

Këngëtarja Flaka Krelani, është shumë aktive në muzikë me projekte muzikore e koncerte të shumta.

Ajo është në përgatitje të një projekti të ri muzikor, të cilin do ta publikojë së shpejti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram.

“Garden” do të titullohet kënga e saj e re, e cila do të publikohet edhe me klip.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në Instagram, këngëtarja nga Gjakova ka ndarë me ndjekësit një fotografi nga xhirimet, ku shfaqet mjaft provokuese në plazh.

E veshur në të zeza dhe me një gotë në dorë, Flaka dukej mjaft atraktive, ndërsa lagej nga valët e detit.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar. /Telegrafi/