Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, hyn në mesin e artistëve që nuk po pushojnë gjatë këtyre ditëve të karantinës.
Ajo ka realizuar këto ditë këngën e saj më të re, e cila tiutllohet “KTMD”.
“KTMD” është shkurtesë e fjalisë “Kur ti m’jep dashni”, e që është ndër frazat më të përsëritura gjatë këngës.
Muzika është realizuar nga Qëndrim Krelani, gjersa për tekstin është kujdesur vet Flaka Krelani.
Kënga është publikuar në kanalin YouTube vetëm në versionin audio dhe nga komentet e para, duket të jetë pritur mirë nga publiku. /Telegrafi/